29 Mars 2024

Gjermania eksporton më se shumti në SHBA

Berlin, 22 shkurt - Përkundër krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të, vitin e kaluar tregu më i madh për eksportin e Gjermanisë ishte SHBA-ja ndërsa partneri më i rëndësishëm tregtar ishte Kina.

Sipas të dhënave të Zyrës Federale Gjermane të Statistikave (Destatis), eksportet e Gjermanisë në SHBA u ulën me 12.5 për qind në vitin 2020 krahasuar me një vit më parë, në 103.8 miliardë euro.

Pavarësisht nga rënia e eksporteve, SHBA-ja mbajti pozicionin e saj si vendi në të cilin Gjermania eksporton më shumë.

Kina ishte eksportuesi i dytë më i madh i Gjermanisë vitin e kaluar me 95.9 miliardë euro ndërsa Franca u rendit e treta me 91.1 miliardë euro. Vitin e kaluar, eksportet e Gjermanisë në Kinë dhe Francë ranë përkatësisht me 0.1 për qind dhe 14.6 për qind.

Kina mbeti partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë, me një tregti mallrash me vlerë prej 212.1 miliardë euro në vitin 2020. Vlen të përmendet se importet e Gjermanisë nga Kina u rritën me 5.6 për qind vitin e kaluar në 116.3 miliardë euro.

Kina ishte partneri i 35-të tregtar i Gjermanisë në vitin 1980, duke u rritur në të 14-in në vitin 1990. Kina ka qenë partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë që nga viti 2015. Deficiti tregtar i Gjermanisë ndaj Kinës ishte 20.4 miliardë euro vitin e kaluar.

Holanda ndoqi Kinën me 172.8 miliardë euro dhe SHBA-ja me 171.6 miliardë euro. Vitin e kaluar, tregtia e Gjermanisë me Holandën dhe Francën ra përkatësisht me 8.7 për qind dhe 9.7 për qind.

Në vitin 2020, vendi me suficitin më të lartë të tregtisë së jashtme në Gjermani ishte SHBA-ja me 36.2 miliardë euro. SHBA-ja u pasua nga Franca me 34.4 miliardë euro dhe Britania e Madhe me 32.2 miliardë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)