04 Gusht 2020

Formohet Trupa e inspektimeve për zbatimin e masave kundër pandemisë

Prishtinë, 7 korrik - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, pati takim me udhëheqësit e mekanizmave inspektues për të koordinuar dhe për t’i marrë masat për ta luftuar përhapjen e pandemisë.

Në takimi ishin: Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës; Valdet Gjinovci, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Adonis Tahiri, koordinator i inspektorateve komunale; Ekrem Kastrati, kryeinspektor i Inspektoratit të Punës; Blerim Syla, kryeinspektor i Inspektoratit të Tregut;  si dhe Burim Rreci, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ministri, Krasniqi theksoi se qëllimi i këtij takimi, i cili ka rezultuar si rrjedhojë e takimit të mëhershëm me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe inspektorateve komunale për të koordinuar inspektimet në terren.

“Rritja e numrit të inspektimeve kërkon edhe rritje të numrit të inspektorëve dhe se ne si qeveri do t’i ndërmarrim të gjithë hapat për të mundësuar rritjen e inspektorëve për të zbatuar masat e Qeverisë së Kosovës dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në parandalimin e përhapjes së Pandemisë Covid-19”, theksoi ministri Krasniqi.

Ai më tej ka kërkuar nga të pranishmit që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet për të koordinuar dhe mobilizuar tërë kapacitetet inspektuese në mënyrë që të mbrojmë shëndetin publik në rend të parë dhe njëkohësisht t’i informojmë edhe bizneset për masat e reja të Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, ministri Krasniqi u premtoi se do të shikohen mundësitë e pagesave shtesë në kuadër të kodit të veçantë, që e ka ndarë Qeveria e Kosovës për luftimin e pandemisë.

Në fund të takimit u dakorduan të gjithë përfaqësuesit e këtyre mekanizmave inspektues që të formojnë Trupën Koordinuese të Inspektimeve për zbatimin e masave për parandalimin e pandemisë, të kryesuar nga Lulzim Syla, kryeinspektor i Inspektoratit të Tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Po ashtu, ministri Krasniqi kërkoi nga kjo trupë që të kenë takime të përditshme koordinuese për inspektime në të gjitha rajonet e Kosovës, në mënyrë që të parandalohet përhapja e pandemisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

 

- Riccardo Serri, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë do të dorëzojë 30 Ventilatorë të ICU, 200 Pulse Oximeters dhe 20 makina elektrokardiografike Ministrisë së Shëndetësisë në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream on facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)