24 Prill 2024

Fondi i Kuvajtit për Zhvillim kërkon hartimin e projekteve

Prishtinë, 26 maj - Në  kuadër të vizitës në Kuvajt, sot delegacioni parlamentar i Kosovës, i prirë nga kryetari i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, u prit në Fondin e Kuvajtit për Zhvillim. Drejtori i përgjithshëm i Fondit, zoti  Abdulwahab A. Al-Bader, e njoftoi delegacionin për Fondin dhe veprimtarinë e tij shumëvjeçare.

Kryeparlamentari Krasniqi pasi i njoftoi mikpritësit për gjendjen në Kosovë, paraqiti nevojat e shumta zhvillimore që ka Kosova, sidomos në fushë të bujqësisë, energjetikës, infrastrukturës, shëndetësisë dhe arsimit, për të cilat i kërkoi Fondit kredi të buta dhe afatgjate zhvillimore. 

Drejtori i përgjithshëm i Fondit shprehu mirëkuptim të plotë me kërkesat e Kosovës dhe kërkoi hartimin e projekteve përkatëse për to. 

Të dy palët u akorduan që në vijim lidhjet dhe komunikimi i Fondit të bëhen me dikasteret përkatëse të qeverisë së  Kosovës, me qëllim të fillimit menjëherë të procedurave të mbështetjes. 

Në përbërje të delegacionit parlamentar të Kosovës janë edhe anëtarët e Kryesisë, Xhavit Haliti, Naim Maloku e Ibrahim Gashi, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Mehmet Hajrizi dhe këshilltari për protokoll, Skënder Reçica. Sot delegacioni përfundon vizitën zyrtare në Kuvajt. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)