28 Mars 2024

Fillon regjistrimi i bizneseve online

Prishtinë, 22 qershor - Ministria e Administratës Publike dhe ajo e Tregtisë e Industrisë, kanë prezantuar sot sistemin e aplikimit online për regjistrim dhe licencim të bizneseve në Kosovë.

Ky projekti u mundëson qytetarëve që të regjistrojnë bizneset e tyre online nga shtëpia përmes internetit, kurse pas kësaj procedure ata duhet të dorëzojnë një kapje të dokumenteve për arkiv në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve.

Ministrja e Administratës Publike, Edita Tahiri ka deklaruar se fillimi i aplikimit të kësaj forme të re është shumë të rëndësishëm për vendin tonë. Gradualisht dhe sipas dinamikës së paraparë po përmbushet strategjia e Qeverisë për një Kosovë digjitale.

“Qeverisja elektronike është një prej shtyllave të reformës së administratës publike dhe qëllimi i ynë është që ta modernizojmë administratën publike të Kosovës, në mënyrë që si shtet i ri të hapim perspektiva më të mëdha dhe më të shpejta në kuptimin e integrimeve evropiane, integrimeve euroatlantike dhe të tjera përfshirë edhe karrigen në OKB. Por në anën tjetër modernizimi i administratës publike është kontribut i drejtpërdrejt për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se projekti për qeverisjen elektronike është duke u përkrahur nga të gjitha ministritë dhe se me realizmin e plotë të kësaj forme të re, do të ofrohen shërbime shumë më të shpejta dhe më cilësore për qytetarët.

Ndërsa ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku fillimin e regjistrimit online të bizneseve e ka vlerësuar si një projekt të rëndësishëm, i cili do të sjell lehtësira në bërjen e biznesit në Kosovë.

“Projekti i sotshëm është një hap më tej në lehtësimin praktik të regjistrimit të biznesit besoj që shumë shpejt apo mos të themi që nga dita e sotme mund të aplikojnë për regjistrimin on-line që nga shtëpia do të thotë i kanë dy mundësitë që të shkojnë në qendrën e biznesit komunale apo nga shtëpia të aplikojnë drejtpërdrejt në Agjencionin për Regjistrimin e Bizneseve”, ka thënë Zharku.

Sipas tij, kjo formë ka ardhur pasi dy muaj më parë janë bërë ndryshime në Ligjin për Shoqëri Tregtare, i cili parasheh lehtësira konkrete në shumë fusha për bizneset.

Ndërkaq, Isa Krasniqi, drejtori i Departamentit të e-qeverisjes dhe Proceseve Administrative (DeQPA), ka thënë se tashmë sikurse qytetarët edhe bizneset do të përfitojnë mjaft lehtësira nga projekti për digjitalizimin e Kosovës.

“Shërbimet elektronike kanë për synim që të krijojë lehtësira dhe në bazë të strategjisë së Qeverisë së Kosovës departamenti i ynë është duke i realizuar sipas planit të veprimit, pra shërbime elektronike për qytetarët, shërbime elektronike për biznesin dhe shërbime elektronike qeveria për vet qeverinë”, ka thënë Krasniqi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)