29 Mars 2024

Fillon java e biznesit kosovar, "Konsumoni produkte vendore"

Prishtinë, 4 tetor - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi bëri hapjen solemne të karvanit “Javët e Biznesit Kosovar, 2010”, bashkë me kryetarin e Aleancës Kosovare të Biznesit. (AKB), Agim Shahinin dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë Lutfi Zharku.

Thaçi shprehu gatishmërinë që ta ndihmoi biznesin dhe bëri thirrje për konsum të produkteve vendore. Ai tha se Kosova është një shtet i cili ka politika të favorshme për zhvillimin e biznesit dhe sipas tij, gjithashtu taksa të ulët.

Thaçi e lavdëroi punën e AKB-së, duke e cilësuar si të suksesshme në promovimin e produkteve vendore. “AKB-ja ka dëshmuar përkushtimin nëpër vite për promovimin e produkteve vendore duke vetëdijesuar qytetarët që të konsumojnë produkte vendore”, tha Thaçi.

Ai shtoi se partneriteti në mes bizneseve dhe qeverisë së Kosovës do të vazhdoi. “Promovimi i produkteve vendore mbetet e prioritet i qeverisë. Me zhvillimin e sektorit privat do të ketë rrije ekonomike dhe ulje të papunësisë edhe në aspektin afatgjatë”, tha ai.

Thaci tha se Qeveria ka dëshmuar se është e hapur që ta ndihmoi sektorin privat.

Ai nuk harroi ta lavdëroi edhe punën e Qeverisë së Kosovës që është duke e bërë në ndërtimin e autostradës dhe konsesionimin e aeroportit. Ai përmendi edhe privatizimin e PTK-së dhe projektin “Kosovare e Re”.

Ai tha se rezultatet e Kosovës janë të mëdha në aspektin ekonomikë.

“Me uljen e taksave qeveria ka arritur që  ta stimuloi biznesin privat”, tha Thaci.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se  objektiva e tyre është që të promovoi ekonominë kosovare, të rrisë konsumin e produkte vendore të stimuloi prodhimet vendore me standarde evropiane. “Motoja e javëve të biznesit është konsumimi i produkteve vendore duke e zëvendësuar importin. Zhvillimi i biznesit do të zhduk varfërinë e skajshme dhe ta përmirësoi cilësinë e jetës së qytetarëve të Kosovës”, tha Shahini.

Ai tha se do të vazhdoi partneriteti në mes qeverisë dhe bizneseve për ta rritur ekonominë e vendit dhe numrin e të punësuarve. “Bashkëpunimi i AKB-së me MTI-në, MEF-in, dhe APIK-ut kjo fushat po bëhet edhe më madhështore dhe dëshmon partneritet institucional”, tha Sahini.

Ndërsa Lutfi Zharku tha se prodhimet vendore i plotësojnë të gjitha cilësitë sa i përket standardeve evropiane dhe se konsumimi i tyre është duke u rritur çdo ditë e më shumë.

“Pa dyshim se këto prodhime vendore dukshëm do ta zvogëlojnë importin dhe do ta rrisin ekonominë e Kosovës. Qeveria e Kosovës, gjegjësisht MTI-ja gjithmonë është angazhuar që të krijoj kushte të mira për zhvillimin e biznesit në të gjitha fazat e ngritjes së një biznesi”, tha Zharku.

Kryeministri Thaci vazhdoi rrugën nëpër sheshin “Nëna Terezë”, që prodhuesit vendore kishin ekspozuar produktet e tyre për t’i shikuar nga afër.

“Javët e Biznesit Kosovar, 2010”, do të vazhdojnë nga Prishtina në Mitrovicë me 5 tetor. Me 6 tetor në Pejë. 7 tetor në Prizren. 8 tetor në Ferizaj. 11 tetor vizitë institucioneve qeveritare dhe 12 tetor përmbyllja e këtij karvani për promovimin e produkteve vendore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)