29 Mars 2024

Euro vazhdon te zhvleftësohet kundrejt Lek-ut

Tiranë, 9 dhjetor - Bashkangjitur eshte njoftimi per shtyp i Administratorit te Pergjithshem  Z. Gjergj Buxhuku ne te cilin Konfindustria shpreh shqetësimin për vazhdimësinë e dobësimit të fortë dhe jo real të monedhës Euro kundrejt Lek-ut.

Gjatë dhjetorit 2018 Euro ka rënë në nivelin më të ulët historik në 10 vitet e fundit  të shkëmbimit të saj në raport me Leku-n.

Roli i Bankës së Shqipërisë, si autoriteti përgjegjës qëndror i ngarkuar nga ligji për qëndrueshmërinë e shkëmbimit të monedhës kombëtare, vazhdon të jetë tërësisht i munguar.

Konfindustria vlerëson, se fuqizimi i Lek-ut nuk mund të shpjegohet dhe nuk është i mbështetur në treguesit kryesorë makroekonomikë të vendit.

Shpjegimi mund te gjehet vetem me praninë e financimeve jashtë bankare me origjinë të dyshimtë të të gjitha llojeve, që janë shkaku i vërtetë i dobësimit të Euro-s.

Konfindustria konsideron se dukuria e zhvleftësimit të Euro-s kundrejt Lek-ut është shtrirë qartësisht gjatë periudhës pas fillimit të Vettingut në gjysmën e dytë të 2017 si dhe shtrihet pa ndërprerje në vitin 2018 në vazhdim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)