28 Mars 2024

Eksporti i automobilistikës turke rritet me 12,5 për qind

Ankara, 6 mars - Eksporti i sektorit turk të automobilistikës është rritur me 12,5 për qind në muajin shkurt 2017.

Siç bën të ditur Unioni i Eksportuesve të Industrisë Automobilistike Uludag (OIB), sektori i automobilistikës, lider i eksporteve të Turqisë, ka regjistruar performancën më të suksesshme të muajit shkurt që nga viti 2008 e këtej duke kapërcyer pragun e 2 miliardë dollarëve, gjë që ngre në 20 për qind pjesën e këtij sektori në eksportet turke.

Në Gjermani, tregu më i madh në industrinë ndihmëse të automobilistikës, eksporti është rritur me 6 për qind; ndërsa në Iran, një nga tregjet alternative të sektorit në fjalë, rritja ka qenë 38 për qind.

“Eksporti drejt Italisë, tregu më i madh i makinave private, është rritur me 57 për qind, kurse drejt Francës, e cila është tregu i dytë, rritja ka qenë 33 për qind. Këto dy vende ndiqen nga Gjermania me 65 për qind, Mbretëria e Bashkuar me 55 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 203 për qind”, theksohet në komunikatën e OIB-së.

Sa i përket mjeteve motorike të transportit, eksporti turk ka shënuar 27 për qind rritje drejt Italisë, 43 për qind rritje drejt Francës, vend që formon tregun më të madh të kategorisë së minibusëve e midibusëve, si dhe 100 për qind rritje drejt SHBA-së.

Përllogaritur në bazë të grupeve të shteteve, rritja më e madhe e eksportit të industrisë turke të automobilistikës është regjistruar drejt vendeve të Bashkimit Evropian, që është edhe tregu më i madh me 78 për qind pjesë në eksportin e këtij sektori turk. Rritja e eksportit të automobilistikës drejt BE-së është rritur me 9 për qind duke arritur në 1 miliard e 746 milionë dollarë. Kurse në tregjet alternative, eksporti i automobilistikës turke drejt shteteve amerikane është rritur me 60 për qind, drejt Lindjes së Mesme me 19 për qind, drejt Azisë dhe Oqeanisë me 50 për qind, kurse drejt vendeve të tjera evropiane me 54 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)