29 Mars 2024

Eksportet turke u rritën me 9 për qind

Ankara, 1 dhjetor - Eksportet e Turqisë në tetor janë rritur me 9% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi të dhënat në lidhje me tregtinë e jashtme në tetor.

Sipas këtyre statistikave në tetor Turqia ka bërë 13 miliardë e 942 milionë dollarë eksport.

Kurse eksporti 10-mujor është rritur me 10,3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe është realizuar në shifrën e 129 miliardë e 34 milionë dollarëve.

Pjesa që zënë vendet e Bashkimit Evropian (BE) në këto eksporte nga 48,4% që ka qenë tetorin e vitit të kaluar, sivjet është regjistruar në nivelin e 49,5%.

Eksportet turke drejt BE-së në tetor kapën vlerën e 6 miliardë e 900 milionë dollarëve, duke shënuar një rritje prej 11,4% në krahasim me tetorin e 2016-s.

Në mesin e vendeve anëtare të BE-së Gjermania dallohet si vendi që ka importuar më shumë mallra nga Turqia në tetor, 1 miliardë e 455 milionë dollarë. Gjermania ndiqet nga Anglia me 890 milionë dollarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me 771 milionë dollarë dhe Italia me 746 milionë dollarë.

Mjetet motorike, traktorët, biçikletat, motoçikletat dhe automjetet e tjera tokësore përbëjnë edhe zërin më të madh në eksportet e tetorit, në vlerën 2 miliardë 192 milionë e 999 mijë dollarë, ku hyjnë edhe pjesët e ndërrimit dhe aksesorët. Në vend të dytë vijnë kazanët, makinat, aparaturat mekanike dhe pajisjet e këtyre, pjesë për reaktorë bërthamorë, si dhe pjesët e ndërtimit të këtyre me 1 miliardë e 299 milionë e 623 mijë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)