20 Prill 2024

Eksportet greke rriten për 18,5 për qind

Athinë, 11 mars - Agjencioni Statistikor i Greqisë ka njoftuar se eksportet greke janë rritur 18,5 për qind në janar të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2017, duke ndihmuar në uljen e deficitit tregtar të vendit me 14,8 për qind në muaj.

Sipas një raporti mujor të shërbimit statistikor, vlera e prurjeve të importit arrinte në 4,521 miliardë euro në janar, nga 4,470 miliardë që ishin në janar 2017, një rritje prej 1,1 për qind duke përjashtuar rënien e importeve të produkteve të naftës me 10,7 për qind dhe rritjen e produkteve të naftës dhe importeve të anijeve me 18,3 për qind.

Vlera e dërgesave të eksporteve ka arritur një vlerë prej 2,537 miliardë euro, nga 2,141 miliardë që ishte në vitin 2017, për një rritje prej 18,5 për qind duke përjashtuar rritjen e eksporteve të produkteve të naftës me 19,3 për qind dhe rritjen e produkteve të naftës dhe eksporteve të anijeve me 21,6 për qind.

Deficiti tregtar në vend ishte 1,984 miliardë euro në janar, një rënie prej 14,8 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe, duke përjashtuar produktet e naftës, deficiti tregtar pësoi një rënie me 31,3 për qind, ndërsa duke përjashtuar produktet e naftës dhe anijeve, deficiti tregtar u rrit me 14,4 për qind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)