28 Mars 2024

Eksportet e Industrisë ushtarake ruse gjatë vitit 2020 shënuan rënie prej 16%

Moskë, 19 shkurt - Industria ushtarake ruse gjatë viti 2020 kishte rënie të eksporteve me rreth 16%, çka ka ndikuar në rritjen e krizës së likuiditetit me të cilën përballet viteve të fundit.

Nëse i krahasojmë vitin 2020 me vitin 2019, Industria ushtarake ruse ka rënie te të hyrave nga eksporti, nga 13.6 miliardë dollarë sa ishte eksporti në vitin 2019, në 11.48 miliardë dollarë në vitin 2020.

Këto të dhëna kanë dalë nga krahasimi i eksporteve që cilësohen sekret dhe që kanë kodin doganorë “SSSS” e që përfshijnë eksportet e armëve, pajisjeve ushtarake, aeroplanëve dhe materialeve bërthamore.

Në Rusi pos eksporteve të Industrisë ushtarake që cilësohen si sekrete, ekzistojnë edhe importet sekrete nën kodin “SSSSS”. Derisa gjatë vitit 2020, ka rënie të eksporteve me rreth 16%, tek importet është një situatë krejtësisht tjetër, ku vlera e importeve sekretë gjatë viti 2020 ishte rritur me rreth 35%, për të arritur në 7.85 miliardë dollarë.

Sasia më e madhe e importeve që cilësohen sekrete kryesisht ka të bëjë me furnizim me aeroplanë civil dhe pajisje të aeroplanëve. Importet më të mëdha janë nga kompanitë Boeing (SHBA), Airbus (Francë), Bombardier (Kanada) etj.

Deri sa Rusia më së shumti ka eksportuar në Algjeri, rreth 2 miliardë dollarë, importet më të mëdha me rreth 4 miliardë dollarë i ka nga SHBA. Kjo tregon më së miri për cilësinë dhe teknologjinë e dobët që e ka Industria ushtarake ruse, e cila eksportet kryesore i ka në shtete të botës së tretë, pra shtetet në zhvillim dhe që kanë problem të brendshme, pra nivel të ulët të demokracisë.

Industria ushtarake ruse gjatë viti 2019 dhe që ka vazhduar edhe gjatë viti 2020 ishte përballur me krizë financiare, të shkaktuar nga likuiditeti i dobët. Si pasoj e likuiditetit të dobët dhe financimit jo të mjaftueshëm nga Qeveria ruse, Industria ushtarake rusi detyrohej që çdo vit të hynte në obligime ndaj Bankave ruse, çka kishte ndikuar që në vitin 2019 borxhi ndaj bankave të ishte mbi 10 miliardë dollarë. Ky borxh gjatë viti 2020 duhet të jetë edhe më i madhe.

Industria ushtarake ruse, pjesën më të madhe të borxheve ua ka bankave ruse, çka ndikon që edhe bankat ruse të përballen me likuiditet për shkak të kredive të këqija. Për shkak të afarizmit të dobët të industrisë ushtarake, një pjesë e konsideruar e buxhetit të ndarë për Ushtrinë ruse shkon për mbulimin e humbjeve dhe pagimin e kredive që kjo industri i ka tek bankat ruse.

Buxheti i Ushtrisë ruse për shakë të krizës ekonomike dhe devalvimit të Rublës ruse, viteve të fundit ka rënie konstante, çka ka ndikuar që në vitet e fundit, buxheti i Ushtrisë ruse të mos jetë më në mesin e pesë shteteve që ndajnë më së shumti për ushtritë e tyre, e që janë SHBA, Kina, Arabia Saudite dhe Franca.

Bazuar ne të dhënat e prodhimit të industrive ushtarake në nivel global për vitin 2019, kompanitë e Industrisë ushtarake të SHBA-së prinë bindshëm, ku në mesin e tetë kompanive kryesore pesë të parat janë kompani të SHBA-së, ndërsa në mesin e tetë kompanive më të mëdha asnjë nuk është Ruse. Kjo tregon më së mirë për nivelin se ku gjendet Industria ushtarake ruse.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)