16 Janar 2018

Eksportet e Gjermanisë shënojnë rritje prej 8.2 për qind

Berlin, 10 janar - Eksportet e Gjermanisë janë rritur për tre vjet radhazi, duke ruajtur njëherësh një prirje të paprecedentë.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet gjermane, në nëntor të vitit 2017 vëllimi i eksporteve arriti në një vlerë prej 116.5 miliardë eurosh, duke shënuar një rritje prej 8.2% në krahasim me atë të nëntorit të vitit 2016.

Vëllimi i importeve arriti një vlerë prej 92.8 miliardë eurosh, duke shënuar një rritje prej 8.3% për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Jurgen Friedrich, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Federale Gjermane të Tregtisë së Jashtme dhe Investimeve tha se të dhënat e rritjes së eksporteve për nëntorin e vitit 2017 tregon dashurinë globale për 'prodhimet e gjermane.

"Ndër to, rritja e tregtisë me vendet anëtare të BE-së ruan rolin më të rëndësishëm, duke iu sjellë përfitime të mëdha ndërmarrjeve gjermane. Përveç kësaj, produktet me cilësi të lartë dhe teknologji novatore janë arsyeja tjetër kryesore. Këto elemente forcuan konkurrencën e investimeve në Gjermani," tha Friedrich. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Janar 2018 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin nr.06/L-019 për Standardizim, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova organizon hapjen e hapësirave të renovuara për ofrimin e shërbimeve terapeutike për fëmijët me sindromë Down pranë qendrës Down Syndrome Kosova në Prishtinë. (Zyrat e Down Syndrome Kosova, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media lidhur me vazhdimin e Dialogut Kosovë-Serbi. (Zyrat e KDI-së, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, 13:00)

- Mbahet ceremonia zyrtare e fillimit të zhvillimit të kurseve trajnuese për pjesëtarët e FSK-së në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së. (Kazerma e FSK-së "Skënderbeu" në Ferizaj, ora 13:00)

- Ministria e Integrimit Evropian organizon takimin politik për Instrumentin e Para Anëtarësimit për vitet programuese 2018 dhe 2019”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 13:30)

- Drejtori i Misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi, do të flasë me rastin e përurimit zyrtar të faqes së re të internetit të Gjykatës Kushtetuese. (Sheshi 21, ora 15:30)