24 Prill 2024

Ekonomia gjermane po nxjerr Evropën nga kriza

Berlin, 14 gusht - Me ndihmën e eksporteve të forta ekonomia gjermane po e lë prapa krizën në kohë rekord.

Në tremujorin e dytë të këtij viti produkti i brendshëm bruto (PPB) në krahasim me tremujorin e parë është rritur me 2,2%, bëri të ditur zyra federale e statistikave në Wiesbaden.

Një rritje e tillë ekonomike nuk është shënuar asnjëherë që prej ribashkimit të Gjermanisë, deklaruan specialistët e statistikave.

Kështu ekonomia më e madhe e BE-së ka marrë rolin e pararojës në rritjen në Evropë. Sipas të dhënave të autoritetit evropian për statistikat Eurostat në Luksemburg PBB në 16 vendet e eurozonës ka shënuar një rritje prej 1% në krahasim me tremujorin e parë të vitit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)