20 Shkurt 2019

Edhe Kanadaja me tarifa ndaj mallrave amerikane

Otava, 2 korrik - Dje kanë hyr në fuqi tarifat e Kanadasë ndaj mallrave amerikane, si reagim ndaj tarifave të reja të administratës së Presidentit Trump për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit.

Zyra e Kryeministrit Trudeau tha përmes një deklarate se udhëheqësi kanadez, “nuk kishte zgjidhje tjetër, përveç shpalljes së masave reciproke, si reagim ndaj tarifave që Shtetet e Bashkuara vunë me 1 qershor për çelikun dhe aluminin kanadez.”

Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe Presidenti Doanld Trump biseduan mbrëmjen e së premtes mbi tregtinë dhe çështje të tjera ekonomike, njoftoi Shtëpia e Bardhë të shtunën.

“Dy udhëheqësit u pajtuan që të mbajnë kontakt të ngushtë në vazhdim”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit kanadez.

Biseda telefonike mes dy udhëheqësve ishte e para që nga takimi i G-7 në Kebek muajin e kaluar. Pas atij takimi, Presidenti Trump postoi në rrjetin Twitter se zoti Trudeau ishte “i dobët” dhe “pandershëm”.

Kryeministri kanadez po të premten foli me Presidentin e Meksikës Enrique Pena Nieta, për ta informuar lidhur me reagimin e Kanadasë ndaj tarifave amerikane.

Mes mallrave amerikane që Kanadaja ka vënë tarifa janë edhe keçapi, makinat që presin barin dhe barkat me motor.

Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Chrystia Freeland, tha se është për të ardhur keq për situatan me tarifat. Megjithatë, tha ajo, “Kanadaja nuk do ta përshkallëzojë situatën dhe as do të tërhiqet”.

Disa prej tarifave kanadeze ndaj mallrave amerikane kanë karakter politik.

Për shembull, Kanadaja importon 3 milionë dollarë produkte kosi që kryesisht vjen nga shteti Uiskonsin, prej nga është edhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan. Ndaj kosit amerikan tani do të vihet një taksë prej 10 përqind. Pija alkoolike uiski, që prodhohet në shtetet amerikane Tenesi dhe Kentaki, po ashtu është në listën kanadeze të tarifave të reja. Kentaki është shteti që përfaqëson udhëheqësi republikan në Senat Mitch McConnell.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2019 - Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën 'Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbise'. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor si dhe për raportin vjetor të vitit 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi i Gruas së Lidhje Demokratike të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Ligji (s) na mbron”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të kompanisë “Beni”  që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë për kthimin nën menaxhimin e Qendrës Studentore (Para drejtorisë së Qendrës Studentore, ora 11:00)   .

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:00)

nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, mbahet tryeza “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 30, ora 11:00)

- Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ngjarjen "Women in Energy Scholarship Program", organizuar nga MCC. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevave të Minatorëve. (Miniera Stan Tërg në Mitrovicë, ora 14:00)