18 Prill 2024

Drejtoria e Akreditimit të Kosovës anëtarësohet në ILAC

Prishtinë, 11 gusht - Drejtoria e Akreditimit të Kosovës (DAK), që funksionin në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtar të Akreditimit të Laboratorëve (ILAC) dhe Forumin Ndërkombëtar të Akreditimit (IAF).


Ministri i MTI-së Lutfi Zharku tha se anëtarësimi në këto institucione është një e arritur e madhe.

“Drejtoria e Akreditimit të Kosovës është i vetmi organizëm kombëtar i akreditimit, i formuar me ligj për të vlerësuar në bazë të standardeve kombëtare, kompetencën teknike dhe organizmave të vlerësimeve të kompromitetit që kryen aktivitete të tilla si testim, vlerësim, celebrim, certifikim dhe inspektim. Qofshin ato në sektorin publik apo privat, të fushës vullnetare apo të detyrueshme”, tha Zharku.
 

Ndërsa drejtori i Akreditimit të Kosovës, Ibush Luzha tha se laboratorët që veprojnë në Kosovë, rezultatet e këtyre laboratorëve krahasohen me atë të Kroacisë dhe të Gjermanisë.

“Kostoja që paguhet për t’u anëtarësuar në Organizatën e Akreditimit është 2 mijë dollarë, ndërsa fija që e paguhet për t’u anëtarësuar në organizma ndërkombëtar të akreditimit të laboratorëve është 490 dollarë për vit”, tha ai.


Elhami Ismajli
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)