26 Shtator 2020

Dow Jones rritet për të 8-in sesion

New York, 20 mars - Treguesi industrial Dow Jones u rrit për të tetin sesion rresht të enjten, të shtyra lart nga rritja e stoqeve të kompanisë Boeing. Ndërsa një tufë të dhënash të përziera ekonomike e mbajtën nën presion treguesin Standard & Poor’s.

Fitimet e Dow Jones-it erdhën në një kohë kur një pjesë e madhe e stoqeve shënuan rënie më tepër sesa fitime në bursën e Nju Jorkut, në një ditë të shënuar nga një vëllim i ulët këmbimi në terma tregtie, vetëm një ditë përpara skadimit të parablerjeve dhe opsioneve të tremujorit.

Boeing u rrit 2,2 përqind, duke i dhënë Dow Jones-it shtysën më të madhe, pasi kompania Bernstein Research deklaroi se programi i linjës së avioneve 787 “dukej se po bënte përparime thelbësore.” Boeing-u, që shënoi mbylljen më të lartë që prej qershorit 2008, mbetet stoku që e ka interpretuar më mirë tregun deri tani për këtë vit.

Të dhënat ekonomike siguruan pjesërisht mbështetje. Indeksi i Bankës së Rezervës Federale të Filadelfias tregoi se aktiviteti i fabrikave ishte zgjeruar më tepër nga sa pritej në muajin mars, edhe pse porositë e reja për mallra kishin rënë.

Indeksi mesatar industrial Dow Jones u rrit 0,42 përqind, indeksi SP500 ra 0,03 përqind, ndërsa indeksi i përbërë Nasdaq u rrit 0,09 përqind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2020

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr organizon ditën e dytë të programit, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)