25 Prill 2024

Dogana zbulon mallra kontrabandë në veri të Mitrovicës

Mitrovicë, 15 mars - Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësit e doganës sot në orët e para të mëngjesit kanë filluar një aksion tek një lokacion i dyshuar për mbledhjen dhe shpërndarjen e mallrave të kontrabanduara, në pjesën veriore të Mitrovicës. 

Pas fillimit të kontrollës njësit e doganës kanë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave të kontrabanduara.

Në ketë aksion Dogana e Kosovës është përkrahur nga Policia e Kosovës dhe ATK. Biznesi i cili është kontrolluar ka qenë edhe më herët I dyshuar për veprën penale të kontrabandimit me mallra.

Operacioni sipas doganës ka shkuar në rregull dhe janë evidentuar të gjitha mallrat e dyshuara se janë te kontrabanduara.

Sasia e mallit të ndaluar: Lengje të gazuara mbi 9000 litra, pije alkoolike 1200 litra dhe cigare 150.000 copë apo mbi 8000 paketime.  

Ndaj personave përgjegjës janë iniciuar kundërvajtjet si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)