28 Mars 2024

Dogana vazhdon me kontrolle te mallrave

Prishtinë, 1 mars - Dogana e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve kundër kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme, gjatë dy muajve të parë të viti ka ndërmarrë aksione dhe kontrolle të shtuara në kontrollin e mallrave të cilat potencialisht kanë tendencë për kontrabandë.

Gjatë muajve Janar dhe Shkurt janë ndërmarr veprime të shtuara sidomos për kontrollin e mallrave strategjike, duhanit dhe produkteve të tij.

Gjatë këtyre dy muajve krahas aktiviteteve tjera janë kontrolluar 60 lokacione, duke përfshirë  tregjet e qyteteve, pika tjera shitëse siç janë ato ambulantive dhe tjera.

Si rezultat i kësaj  në 20 raste të ndryshme kemi hasur produkte të kontrabanduara (cigare dhe duhan pa banderola) dhe kemi iniciuar  kundërvajtje për këto produkte:” Cigare filtër, duhan te grire , Aroma për duhan Nargjile si dhe filtër për cigare”

Gjate këtyre rasteve janë konfiskuar 186 kg duhan refuz , 163,733 cope cigare rreth 50 litra nargjile dhe vlera e mallit te konfiskuar afër 10.000.

Dogana do të vazhdoj me kontrolle ashtu që të mos rrezikohen asnjë prej taksave të qytetarëve të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)