24 Tetor 2017

Dogana rrit inkasimet nga lojërat e fatit për 19% më shumë

Prishtinë, 9 tetor - Në periudhën janar-shtator 2017 Sektori i Lojërave të Fatit i Doganës së Kosovës ka arritur të inkasoj  gjithsejtë 10.517.334 euro ose 19% më shumë se në periudhën e njëjte të vitit paraprak, në kontest të zbulimeve janë iniciuar gjithsej 212 kundërvajtje doganore ose 65% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2016.

Gjithashtu janë shqiptuar gjithsej 153.000 euro në vlerë të gjobave-dënimeve ose 75% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2016.

Derisa në vitin aktual në periudhën raportuese janë sekuestruar 242 copë aparate dhe 342 copë pajisje të tjera (shtëpizë kompjuteri, printer, TV etj.) në vlerë prej 383.900 euro.

Pra ky vit, shënon ngritje në vlerë të mallrave të sekuestruara prej 32% në raport me periudhën e njëjtë të viti paraprak, pika basti të pa licencuara janë identifikuar 128 sish ose 23% më shumë se në vitin paraprak.

Veprimet operative në raste të caktuara janë koordinuar edhe me Policinë e Kosovës, Administratën Tatimore dhe sektorë të tjerë në zbatim të ligjit.

Disa statistika si në vijim: Kundërvajtje doganore tek lojërat e fatit: 212 raste, Vlera e mallrave të konfiskuara: 383.900 euro, Gjoba-dënime: 153.000 euro; Aparate të konfiskuara: 242 copë; Pajisje të tjera të konfiskuara (shtëpiza, printer, TV): 342 copë; Aktvendim-gjobë për operim basti pa licencë: 128 raste; Vlera e gjobave: 215.040 euro; Veprime të përbashkëta me njësi nga DK dhe agjensione të tjera: 35 dhe taksa të inkasuara:
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Tetor 2017 - Zyra e Bankës Botërore në Kosovë organizon tryezën e rrumbullakët ne tëmën “Vendet e punës dhe pengesat për krijim të punësimit në Kosovë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha informon Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me prioritetet dhe sfidat e kësaj ministrie. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë,  Abelard Tahiri raporton para Komisioni për Integrime Evropiane lidhur me përmbushjen e obligimeve në kuadër të agjendës evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Shefi Observer i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Alojz Peterle mban një konference shtypi në të cilën do të japë një deklaratë mbi gjetjet paraprake të Misionit . (Hotel Swis Diamond, ora 10:30)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me programin legjislativ dhe prioritetet e Ministrisë së Inovacionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Zëvendës shefi i misionit të Eulex-it në Kosovë, Bernd Thran mban një ligjeratë ku do të diskutohet është ''Roli i EULEX-it në zbatimin e sundimit të ligjit'. (Objekti i kolegjit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit i për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ku do të bëhët formimi i grupit punues për hartimin e Planit për zhvillimin e diplomacisë parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën janar-shtator 2017 dhe Programit të Shpenzimeve të RTK-së, për periudhën tetor-dhjetor 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Mbahet takimi i 140 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 14:00)

- Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri raporton para Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në lidhje me Marrëveshjen për Drejtësinë të datës 10 shkurt 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N sallën S-I, ora 14:00)

- UBT mban konferencen për të ardhmen Euro-Atlantike të Kosovës. (Kampusi i UBT-së në Lipjan, ora 17:30)

- Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës mban akademi solemnje në prag të shënimit të 500 vjetorit të Reformacionit Protestant. (Hotel Swis Diamond, ora 18:00)