19 Prill 2024

Dogana ri-destininon trafikun komercial përmes Gllobuqicës

Prishtinë, 9 maj - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë te ditur sot ka përfunduar të gjitha përgatitjet për funksionalizimin  e pikë kalimit kufitar të Glloboqicës ashtu që të mundësohet kalimi i ngarkesave komerciale me mallra, ku deri tek ky ri-destinim i dërgesave komerciale nëpërmjet pikë kalimit kufitar të Gllloboqicës ka ardhur si rezultat vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës për mbylljen e segmentit të rrugës Hani Elezit - Kaçanik.

Pikë kalimi kufitar i Glloboqicës ka qenë i hapur për trafik të udhëtarëve derisa tani përkohësisht do të mundësohet edhe trafiku komercial, deri në një vendim tjetër nga Ministria e Infrastrukturës lidhur me segmentin e rrugës Kaçanik - Hani i Elezit.

"Duke marr parasysh se edhe nga ana maqedonase ky pikë kalim ka qenë i lejuar vetëm për udhëtar e jo për mallra komerciale, jemi duke pritur edhe konfirmimin nga pala maqedone për funksionalizimin komercial të kësaj pike dhe lejimin e dërgesave komerciale ne import, eksport dhe transit  përmes pikë kalimit kufitar Glloboqicë."

"Deri ne marrjen e vendimit nga pala maqedonase ky pikë-kalim nuk mund te funksionalizohet, për çka po presim një përgjigje nga pala maqedonase që gjatë ditës se sotme të behet funksionalizimi", ka bërë të ditur Dogana. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)