20 Prill 2024

Dogana parandalon kontrabandën e rreth 1500 litra birra

Prishtinë, 25 prill - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë ka parandaluar kontrabandën nga regjioni i veriut ku një furgon transportonte pije alkoolike. 

Mbrëmë rreth orës 21:00 njësit e doganës kanë ndaluar një automjet transportues Fiat Ducato që  lëvizte në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Pasi kanë ndalur automjetin në fshatin Mazgit në magjistarlen Mitrovicë-Prishtinë në këtë automjet është ushtruar kontroll, ku edhe është verifikuar vozitësi nga Mitrovica, derisa në furgon kishte të ngarkuara pije alkoolike “birra” pa dokumentacion përcjellës. Pas kontrollës është konstatuar gjendja faktike:

1.    Pije alkoolike pa mbulesë dokumentacioni përkatës (Birra ”Zajeqarsko” prodhim i Serbisë)- 148 arka x 20shishe x 0.5l Total 1480 L.

Furgoni dhe mallrat janë konfiskuar deri në përfundimin e procedurave kundërvatjse. Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)