29 Mars 2024

Dogana konfiskon rreth 7300 litra naftë të kontabanduar

Prishtinë, 26 korrik - Gjatë ditës së djeshme Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë kapur 6 raste të kontrabandimit me mallra në rajonin e Mitrovicës.

Rreth orës 00:30 në Mitrovicë njësite anti-kontrabandë të Doganës kanë ndalur një automjet të tipit  VW  Passat për të cilin ngasësi nuk posedonte dokumentacion, ku gjatë kontrollit në automjet njësite Doganore kane arritur të gjejnë të ngarkuar derivate të naftës rreth 1080 litra, që dyshohet të jetë kontrabanduar pasi që ngasësi nuk posedonte dokumentacion përkatës për ta dëshmuar prejardhjen e mallit të dyshuar.

Malli i dyshuar është konfiskuar dhe ë është dorëzuar autoriteteve për procedure të mëtejme. Rasti i dytë është regjistruar po ashtu në Mitrovicë, pas ndaljes së automjetit të tipit Opel Astra targat e të cilit ishin të falsifikuara dhe menjëherë është konfiskuar, po ashtu gjatë kontrollit kanë arritur të gjejnë derivate të naftës rreth 860 litra.

Malli i dyshuar menjëherë është konfiskuar. Po në të njëjtën kohë është zbuluar edhe një rast, ku oficeret Doganore kane arritur te gjejnë rreth 2120 litra naftë. Këto tri raste dyshohet te kenë qene ne bashkëveprim.

Po ashtu ne ketë rajon janë zbuluar edhe dy raste, pas kontrollit të dy prej automjeteve të rastit janë zbuluar në njërën 780 litra nafte si dhe tjetrën 750 litra po ashtu derivate të naftës.

Po ashtu edhe automjetet me te cilat lëviznin janë konfiskuar njëra e llojit VW Vento për të cilën nuk posedonin kurrfarë dokumenti. Po ashtu edhe automjeti tjetër Audi B4 I cili nuk posedonte targa.

Një rast ishte zbuluar ne fshatin Rudovc te Zveqanit, ku u gjetën 1620 litra nafte, qe ishte braktisur nga persona te paidentifikuar.

Sasia e tërësishme ishte 7300 litra si dhe 5 automjete te konfiskuara, mallrat e zbuluara do ti nënshtrohen procedurës për kundërvajtje Doganore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)