29 Mars 2024

Dogana konfiskon lojërat e fatit me vlerë afër 200 mijë euro

Prishtinë 6 qershor - Dogana e Kosovës është duke vazhduar me aksionet dhe performancën e lartë në zbatimin e ligjit për lojërat e fatit ku gjatë këtij pesë mujori ka arritur që të konfiskojmë lojëra fati në 107 raste.

Në këtë periudhë Dogana ka aplikuar kontrolle të rrepta në tërë territorin e Kosovës ku vetëm vlera e mallrave të konfiskuara si aparate për lojëra fati, pajisje etj ka arritur në afër 200.000 euro.

 Derisa edhe kemi gjobitur 189 bastore sportive për funksionim ilegal, respektivisht për mos-pagesë të taksës së akcizës. Derisa në total gjobat në këtë pesë mujor kanë arritur në 142,800 €uro. Krahasimi me vitin e kaluar tregon që kemi rritje të performancës në kundërvajtje me 68% më shumë.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)