20 Prill 2024

Dogana konfiskon cigare pa banderola në Lipjan

Prishtinë, 27 mars - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të aktiviteteve kundër kontrabandës dhe dukurive tjera të paligjshme, ka zhvilluar një aksion në qytetin e Lipjanit ku edhe janë kapur sasi të cigareve pa banderola, pra të kontrabanduara.

Njësit e anti-kontrabandës së bashku me sektorët tjerë të Doganës kanë ushtruar kontrolle në qytetin e Lipjanit, më saktësisht në katër lokacione  të dyshuara ku edhe janë hasur produkte të duhanit pa mbulesë dokumentare, respektivisht të kontrabanduara, gjithsejtë nga 4 raste sasia totale e mallrave të konfiskuara është: lloje të ndryshme të cigareve: 42,220 copë cigare; Duhan Refuz 30 kg dhe Filtera per cigare 30,000 copë.

Cigaret pa  banderolle jane konfiskuar dhe jane leshuar vertetimi per konfiskimin e mallit si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)