25 Shkurt 2021

Dogana konfiskon barna në Vërmicë

Prishtinë, 27 Korrik – Gjatë ditës së djeshme njësit antikontrabandë të Doganës e Kosovës në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar një tentim të kontrabandaimit të barnave.

Në pikë-kalimin e Vërmicës njësitet anti-kontrabandë kanë ushtruar kontrolle detale të automjeteve të cilat futeshin në territorin e Republikës së Kosovës. Rreth orës 08:25 pas selektimit të një automjeti tip furgon (Mercedes) për kontroll dhe pas deklaratës së vozitësit se nuk ka asgjë për të deklaruar oficerët doganor kanë ushtruar kontroll të detalizuar.

Gjate kontrollit të furgonit kanë arritur të gjejnë të fshehura nën ulësen e përparme në anën e kundërt të shoferit barna pa banderola me origjine nga Greqia.

Vlera e këtyre barnave është mbi 1100 euro. Malli është konfiskuar dhe kundër personit është iniciuar procedura kundërvajtëse.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shkurt 2021

- Projekti “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobal në konsorcium me Prishtina REA dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizon ceremoninë e certifikimit për rundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe të TIK. (Hotel Amazona në Milloshevë, ora 9:45)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

-  Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2021 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Rrjeti i Pajtimit KOMRA (RrPK) prezanton rezultatet e hulumtimit të vendeve të paraburgosjes në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të personave të zhdukur në lidhje me luftën në Kosovë. Pjesëmarrës Natasha Kandiq, Bekim Blakaj etj. (Zoom, ora 11:00)

- Mbahet dëgjimi publik në lidhje me raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për ndërtimin e hidrocentralit “EcoDri” në lumin Drini i Bardhë. (Restorant “Ura” në Dobrushtë, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon "Raportin e Monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë 2" ku do të publikohen të dhëna nga procesi i akreditimit gjatë vitit 2020, si dhe informata të tjera të rëndësishme rreth sfidave me të cilat është përballur Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë. (Zyrët e ORCA's, ora 13:00)

- Mbahet takimi i 196-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet videokonferencës, ora 13:00)