18 Prill 2024

Dogana konfiskon aparate për lojërat e fatit me vlerë 15.000 euro

Prishtinë, 22 shtator - Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në vazhdën e aksionit në luftimit informalitetit dhe mbrojtjes së taksës së akcizës, ka ushtruar kontrolle në disa lokale të dyshuara për operim me  lojëra të fatit pa licencë, në Prishtinë respektivisht te santejanë lagjen Dardania.

Aksioni ka qenë i fokusuar në lokalet që janë identifikuar me herët si te dyshuara që operojnë ilegalisht me lojëra të fatit.

Janë kontrolluar 5 lokale të identifikuara dhe dyshuara për veprimtari të pa licencuar të lojërave të fatit, në këtë rast janë konfiskuar mallra si vijon:

Lokal 1 pa mbishkrim janë gjetur 2 Aparate për lojëra fati dhe 3 shtëpiza për lojëra Keno, Lucky Balls dhe Racing Dogs te pa licencuara.
Lokal 2 pa mbishkrim pas kontrollit është hasur në 3 Aparate për lojëra fati të pa licencuara.

Lokal 3 pa mbishkrim ka qene i mbyllur mirëpo është vërejtur se kishte persona ne brendi, është hapur me ndihmën e Policisë dhe janë gjetur 2 Aparate për lojëra fati dhe 2 shtëpiza për lojëra Keno dhe Racing Dogs. 

Lokal 4 pa mbishkrim pas kontrollit është hasur 3 Aparate për lojëra fati dhe 2 shtëpiza për lojëra Keno dhe Racing Dogs te pa licencuara.

Lokal 5 pa mbishkrim pas kontrollit është hasur ne 2 shtëpiza për lojëra Racing Dogs dhe Keno te pa licencuara.

Gjithsejtë janë konfiskuar 10 Aparate të pa licencuara dhe 9 shtëpiza për lojëra Keno, Racing Dogs, Lucky Balls  në vlerë të përgjithshme prej 15.200,00

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)