10 Gusht 2022

Dogana konfiskon 272 pajisje të mihjes së kriptovalutave

Leposaviq, 8 janar - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se sot në Komunën e Leposaviqit, Njësitet Antikontrabandë të Doganës bazuar në autorizimet ligjore, të përkrahur nga Policia, kanë kryer nje kontrollë në ndërtesën e një subjekti afarist, ku kanë gjetur se në një shtallë të përshtatur janë vendosur pajisje të mihjes së kriptovalutave të llojit antminer, në sasi prej 272 cope, që kanë qenë duke operuar ilegalisht.

Zyrtarët a angazhuar në këtë oepracion kanë bërë sekuestrimin e pajisjeve dhe kanë shoqëruar personin përgjegjës për procedim penal.

Lidhur me këto të gjetura është njoftuar Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, me ç’rast Prokurori ka udhëzuar per veprimet hetimore ndaj personave përgjegjës.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente dhe me qytetarët, do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllim të parandalimit të veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)