20 Prill 2024

Dogana ka arritur progres në lutën kundër falsifikimit dhe piraterisë

Prishtinë, 26 prill - Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Zyrën për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta dhe Agjencinë për Pronësi Industriale, në vazhdën e aktiviteteve të organizuara për nder të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, sot është mbajtur konferenca përmbyllëse e aktiviteteve me moton e këtij viti Gratë në inovacion dhe kreativitet.

Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Bahri Berisha në fjalimin e tij theksoj se zbatimi efikas i të drejtave të pronësisë intelektuale është një element shumë i rëndësishëm për progresin social, e ekonomik dhe garantimin e një mjedisi për konkurrencë të drejtë në tregun e vendit.

"Gjithashtu, zbatimi i të drejtës së pronësisë intelektuale kontribuon në krijimin e kushteve optimal për tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë si dhe është një gur themel në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian."

"Pra, mbrojtja dhe respektimi i te drejtave te pronësisë intelektuale janë te lidhura ngushtë edhe me tregun e lire, duke mbrojtur akteret ekonomik që  janë bartës te një te drejte, nga konkurrenca e pandershme dhe mbrojtjen e konsumatorit nga mallrat e falsifikuara dhe pirate."

"Dogana ka rregulluar infrastrukturën ligjore dhe ka krijuar mekanizmat për të mbrojtur të drejtat e pronësisë intelektuale, në mënyrë që të arrihet sukses në modernizimin e Doganës, konform praktikave më të mira të BE-së, të përcaktuara si në Udhërrëfyesin Doganor të BE-së (EU Blueprint).
 
Autoritetet doganore si rezultat i ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me komunitetin e biznesit, kanë arritur progres në ndërmarrjen e masave doganore për mallrat që dyshohet se shkelin pronësinë intelektuale.

Me krijimin e infrastrukturës ligjore dhe krijimin e mekanizmave për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, DK nga viti në vit ka arritur progres në lutën kundër falsifikimit dhe piraterisë”. Dogana e Kosovës për periudhën 2010-2017 ka ndalur mallrat në sasi prej 5 mil copë dhe vlerë prej ~12 mil €.

Megjithatë, DK për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale është e përkushtuar që të përmbushë obligimet dhe detyrat që rrjedhin prej MSA-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)