19 Prill 2024

Dogana gjatë tre muajve të parë parandaloj 480 raste të kontrabandimit

Prishtinë, 6 prill - Dogana e Kosovës ka njoftuar se bazuar në Strategjinë e Doganës dhe Planeve  të ndryshme Operative gjatë  tremujorit të parë të vitit 2018 Dogana ka vazhduar me  luftimin informalitetit në përgjithësi, duke u përqendruar në ndërmarrjen e aktiviteteve në drejtim të luftimin të kontrabandës dhe shmangieve mashtruese.  

Për tremujorin e pare te vitit 2018 më poshtë janë paraqitur disa nga veprimet hetimore si vijon: Janë regjistruar gjithsej 10 raste te reja të shmangjeve financiare, Janë dorëzuar ne Prokurori 9 kallëzime Penale ku shmangiet e konstatuara janë ne lartësi prej 615033.06 €, Numri i personave te kallxuar është 12, Janë bastisur rreth  9 lokacione të ndryshme dhe Mallrat e sekuestruara gjate kësaj periudhe kapin shifrën prej 105 307.94€.

Gjatë kësaj periudhe raportuese arritur rezultate dhe sekuestrime të cigareve, duhanit të grirë, narkotikë, armë dhe fishekë, ari dhe argjend, medikamente të ndryshme pa banderola, kartela grafike dhe teknologji, automjete për udhëtarë, lojëra të ndryshme të fatit, pije alkoolike dhe jo alkoolike si dhe tekstil i ndryshëm. 

Fokusi i aktiviteteve të Doganës ishte i përqendruar tek mallrat strategjike si duhani për të cilën aktivitet janë  realizuar: 38 plane operacionale - aksione në të gjitha tregjet e qyteteve të Kosovës dhe janë sekuestruar 386 630 copë cigare, duhan i grire 191.95 kilogram. 

Në total dogana ka iniciuar 480 kundërvajtje në vlerën e mallit prej 160,439.15 €, janë shqiptuar gjoba në vlerë 244,042.63 €, përderisa janë inkasuar 87,916.68 €.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)