19 Prill 2024

Dogana e Kosovës ankohet për kilometra jo të sakta të veturave

Prishtinë, 6 shtator - Dogana e Kosovës  informon të gjithë qytetarët se është duke hasur në raste kur kilometrat e veturave të përdorura rriten me qëllim të tentimit të pagesës më të ulët. Kodi doganor i Kosovës neni 276 pika për shkak të shmangieve në detyrimet doganore aplikon gjoba financiare ndaj personave që i kane paraqitur për zhdoganim veturat.

Gjate javës së kaluar si dhe gjate kësaj jave (26.08.2019 deri 04.09.2019) ka identifikuar 8 raste të veturave (që të gjitha janë penalizuar me rreth 5,000€ gjoba), të cilat janë paraqitur për zhdoganim, ku pas verifikimit te kilometrave, janë identifikuar se kemi të bëjmë me mashtrim në kilometra (kanë deklaruar me shume kilometra se sa qe realisht i ka vetura).

Dogana e Kosovës-Sektorët përkatës do te vazhdojnë të bëjnë verifikimin e kilometrazheve të kaluara të veturave qe do te zhdoganohen prandaj i bëjmë apel te gjithë qytetareve, që mos të bien pre e personave te pa ndërgjegjshëm, te cilët munden edhe ti ofrojnë ofertat për manipulime tëe kilometrazhit te veturës, me qëllim shmangieje nga detyrimet doganore sepse gjobat dhe taksat doganore prape do ti paguan qytetari që e zhdoganon veturën.

Dogana e Kosovës do të vazhdon drejt misionit të vet, zbatimit të ligjit në fushë veprimtarinë përkatëse.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)