20 Prill 2024

Diskutohet vlera e Zonave Ekonomike Rajonale për rajonin dhe Kosovën

Prishtinë, 1 dhjetor - Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka kënaqësinë organizon tryezën e diskutimit me temë “Zona Ekonomike Rajonale e Ballkanit Perëndimor: implikimet më të gjëra tregtare dhe sfida në zbatim për Kosovën”.

Kjo tryezë diskutimi mbahet në Qendrën e Konferencave “Orion” dhe ka për qëllim të diskutojë vlerën e shtuar të Zonës Ekonomike Rajonale (ZER) për rajonin dhe Kosovën në veçanti, si dhe sfidat që mund të ndikojnë negativisht në zbatimin e saj.

 Për më tepër tryeza synon të diskutojë rreziqet që lidhen me mundësinë e futjes së regjimeve doganore në kuadër të ZER në të ardhmen dhe implikimet që do të kishte për Kosovën në kohën kur zgjerimi nuk është në axhendën e BE-së.

Gjatë këtij diskutimi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, do të prezantojë një analizë politikash e cila analizon implikimet më të gjera tregtare të Zonës Ekonomike Rajonale dhe sfida e zbatimit të saj për Kosovën.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)