29 Mars 2024

Diskutohet reformimi i inspektimeve në Republikën e Kosovës

Prishtinë, 12 prill - Sot u mbajt takimi i parë koordinues ku u diskutua lidhur me planin e veprimit si dhe afatin kohor për ndërmarrjen reformës së përgjithshme të inspektimeve në Republikën e Kosovës.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues të institucioneve relevante si dhe përfaqësues të sektorëve të inspektimeve, të cilët kanë dhënë idetë dhe sugjerimet e tyre rreth këtij plani.

Kryesimin e këtij takimi e bëri Agron Maxhuni, u.d i Sekretarit të Përgjithshëm në MTI, i cili i informoi të pranishmit për hapat e ndërmarrë deri më tani për inicimin e procesit të reformës së inspektimeve në Republikën e Kosovës.

Ai potencoi se  qëllimi kryesor i kësaj reforme është funksionalizimi i inspektimeve sipas standardeve dhe parimeve kushtetuese, si dhe sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Sipas Maxhunit tashmë është e qartë se duhen reformuar inspektimet në Kosovë pas shumë analizave të bëra vite me radhë në këtë fushë.

Kosova ka një numër të lartë të agjencive të inspektimit (36 inspektime të biznesit në nivel qendror dhe disa inspektime të biznesit në nivel lokal) me ose pa varësi dhe/ose në koordinim mes tyre.

Funksionimi i tanishëm i njësive inspektuese bëhet me mbi 150 akte të ndryshme që qeverisin punët dhe organizimin e inspektimeve, shpesh me dispozita të mbivendosura dhe kompetenca të paqarta të zbatimit.

Po ashtu, koordinimi i dobët mes inspektimeve të të gjithë institucionet e administratës shtetërore ka rezultuar në shumë vizita individuale në biznese nga inspektimet, dhe pak ose aspak vizita të përbashkëta. 

Këto inspektime kthehen në barrë për bizneset me rreth 22 vizita për biznes në vit. Nuk ka procedura të unifikuara të inspektimit apo planifikim të përbashkët të inspektimi nëpër institucionet e administratës shtetërore dhe nëpër agjencitë vartëse.

Duke pasur parasysh këto të gjetura, Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur të iniciojë procesin e reformimit gjithëpërfshirës të inspektimit.

Ky proces i rëndësishëm reformues ka marrë zotimin e plotë të qeverisë dhe institucioneve tjera relevante.

Tashmë takime të tilla, për funksionalizmin e këtij  plani për këtë reformë, do të mbahen në baza të rregullta.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)