12 Prill 2021

Diskutohet mbrojtja e konsumatorit gjatë Pandemisë

Prishtinë, 15 mars - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon konferencën për Mbrojtjen e të Drejtave te Konsumatorit në Kosovë 2021, e cila këtë vit do të trajtojë temën “Mbrojtja e Konsumatorit gjatë Pandemisë”.  

Konferenca “Mbrojtja e konsumatorëve gjatë pandemisë në Kosovë” do të moderohet nga Dardan Abazi, Drejtor i Programit në INDEP, dhe si panelistë do të ketë përfaqësues të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në MTI, përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Henk de Pauw nga Free Movement of Goods, si dhe përfaqësues të organizatave që merren me mbrojtjen e konsumatorit.

Gjithashtu, virtualisht në konferencë do të lidhen edhe përfaqësues të organizatës Consumers International me bazë në Londër, Britani e Madhe.

Konferenca organizohent në kuadër të marrëveshjes kornizë të INDEP me Zyrën e Bashkimit Europian në Kosovë mbi fushën e mbrojtjes së konsumatorit dhe projektit ‘PACT – Avokim për politika dhe ndërtim koalicionesh për mbrojtjen e konsumatorit’, si dhe në bashkëpunim me projektin ‘Free Movement of Goods’ financuar nga Bashkimi Europian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Prill 2021

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap Ekspozitën “Vullkani” i Republikës, për nder të 40 Vjetorit të demonstratave të Viti 1981, dhe Ekspozitën “70 Vjet Arkiv”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, do të bëjnë lansimin e projektit “View Point”. (Afërsi të fshatit Jabllanicë, ora 12:00)