25 Prill 2024

Delegacioni i Odës së Tregtisë dhe Industrisë Adıyaman viziton Kosovën

Prishtinë, 28 korrik - Oda e Tregtisë dhe Industrisë Adıyaman në kuadër të vizitave të saj në vendet e Ballkanit vizitoi edhe Kosovën. Biznesmenët nga Adıyaman të cilët sot vizituan Odën Tregtare Kosovaro Turke u mirëpritën nga kryetari i OTKT-së Ayhan Demirkıran.

Gjatë takimit, kryetari i Odës Tregtare Kosovaro Turke Ayhan Demirkıran, informoi delegacionin në lidhje me ekonominë e Kosovës dhe mundësitë e të bërit biznes. Më pas u realizua një prezantim  po ashtu në lidhje me ekonominë e vendit dhe mundësitë e të bërit biznes.

Kryetari i OTKT-së Ayhan Demirkıran, informoi palët në lidhje me Odën dhe vlerësoi bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve si dhe mjedisin e të bërit biznes në Kosovë. 

Në anën tjetër, kryetari i Odës së Tregtisë dhe Industrisë Adıyaman Mehmet Uslu, foli rreth sektorëve të cilët janë primarë në Adıyaman dhe bëri të ditur se anëtarët e Odës së Tregtisë dhe Industrisë eksportojnë në rajon por, sipas tij potenciali i tregtisë ndërmjet dy vendeve është edhe më i gjerë. Të dyja palët u pajtuan në realizimin e vizitave reciproke dhe theksuan rëndësinë e vlerësimit të potencialit tregtar.

Pjesë e këtij delegacioni ishin përfaqësuesit e biznesmenëve  të Adıyaman’it nga sektori i energjisë, ndërtimtarisë, tekstilit dhe mobilierisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)