28 Mars 2024

Delegacioni i Guarda Di Finanza viziton Doganën e Kosovës

Prishtinë, 23 mars - Sot në Drejtorinë e Doganës së Kosovës Drejtori i Përgjithshëm Naim Huruglica me bashkëpunëtorë priti një delegacion të lartë nga Guardia di Finanza nga Italia.

Delegacioni italian i  Guardia di Finanza përbëhej nga Gjenerali La Bianca, koloneli Amaturo, koloneli Magni si dhe Zëvendës Kryetari i Shoqatës kombëtare Italiane të Guardia di Finanza z. Antonio Zampelli, me bashkëpunëtorë të lartë. 

Shoqata Kombëtare Italiane e Guardia di Finanza, respektivisht Zëvendës Kryetari, Antonio Zampelli, me këtë rast ka dhuruar për Doganën e Kosovës një skulpturë si shenjë të miqësisë mes Italisë dhe Kosovës.

Skulptura paraqet kapelën historike e cila është përdorur nga oficerët e Guarda di Finanza gjatë kryerjes së detyrës në Alpe, në fillim të shekullit XX. Kjo skulpturë është vendosur në Drejtorinë e Doganës ku edhe është bërë inaugurimi i saj.

Drejtori i përgjithshëm z. Naim Huruglica prezantojë para delegacionit italian të arriturat dhe zhvillimin e Doganës së Kosovës gjatë dhjetë viteve të fundit.

Gjithashtu u diskutuan edhe kompetencat të cilat Dogana e Kosovës i ka me kodin e ri doganor i cili është në harmoni me kodet evropiane.
 
Dogana e Kosovës kërkojë nga Guarda di Finanza që të ofrojë asistencë në fushën e zbatimit te ligjit e në veçanti për hetime kriminale dhe në fushën e shpëlarjes së parave, për çka Guarda di Finanza shprehu gatishmëri për të ndihmuar në rritjen e kapaciteteve te Doganës si dhe të ofrojë trajnime për operacione speciale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)