20 Shtator 2019

Deficiti tregtar rritet për 5.3 për qind, arrin në 296.3 milionë euro

Prishtinë, 23 gusht - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin korrik 2019.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 5.3% në muajin korrik 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 296.3 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 281.4 milionë Euro në vitin 2018. Eksporti mbulon importin me 12.0%.

Eksporti i mallrave në muajin korrik 2019 kishte vlerën 40.4 milionë Euro, ndërsa importi kishte vlerë 336.8 milionë Euro, që është një rritje prej 40.5% për eksport, dhe një rritje prej 8.6% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 37.3% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.6% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.6% e përbëjnë produktet bimore; 7.3% e përbëjnë produktet minerale; 3.3% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 3.0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import e përbëjnë: 15.1% produktet minerale; 13.0% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.9% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.5% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.0% mjetet e transportit; 6.8% produktet e industrisë kimike; 5.9% plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 13.0 milionë Euro, ose rreth 32.2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 69.2%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Austria (8.9%), Gjermania (6.5%), Holanda (4.0%), Britania e Madhe (2.0%), etj.

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 163.1 milionë Euro, ose 48.4% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 28.4%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12.5%), Italia (7.4%), Greqia (4.6%), Bullgaria (3.6%), Polonia (3.1%), Sllovenia (3.1%), etj.

Në muajin korrik 2019, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 16.6 milionë Euro, ose 41.3% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 4.1%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (16.7%), Maqedonia (10.8%), Mali i Zi (6.4%) dhe Serbia (6.0%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin korrik 2019, arritën në 49.2 milionë Euro, ose 14.6% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-40.5%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (6.8%), Maqedonia (6.8%) dhe Serbia (0.7%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 10.7 milionë Euro, ose 26.6%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: India (18.2%) dhe Zvicra (5.0%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 124.4 milionë Euro, ose 36.9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12.1%) dhe Kina (9.7%).

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shtator 2019 - Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit“, dorëzon në Gjykatën Kushtetuese për herë të gjashtë dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës, respektivisht kërkesat, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Mbahet konferenca e parë për shtyp nga Kryesuesja e Misionit e Bashkimit Europian per monitorimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon ngjarjen “Pesë fjalimet për Qëndrueshmëri – Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë”. (Amfiteatri i Biblotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Caritasi Zvicerran organizon ceremoninë zyrtare me rastin e shënimit të 20 vjetorit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në Panairin e punësimit në Prizren. (Palestra sportive në Prizren, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon konferencë për media, ku do të prezentohen aktivitetet e planifikuara të cilat do të zhvillohen për Ditën e Pastrimit të Botës. (Zyret e Let's Do It në Pejton, rruga "Pashko Vasa", ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon zhvillon aktivitetin "Ngasja e çiklizmit - knaqesi dhe shendet". (Amfitetari sheshi "Zahri Pajaziti", ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e pestë në kuadër të Forumit FOL Hapur me Fatmir Limaj, Kandidat për Kryeministër nga Koalicioni NISMA-AKR-PD. (Lëvizjes FOL, ora 12:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në 20-vjetorin e themelimit të RTV Mitrovica. (Restorant Skandinavia, Koshtovë - Mitrovicë, ora 13:00)

- Filmi ZANA me regji te Antoneta Kastrati, nominimi i Kosoves për Oscars, pas premieres boterore ne festivalin e madh te Torontos shfaqet per gazetar në Cineplexx Kosove. (Cineplexx, Albi Mall,  ora 13:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti merr pjesë në përvjetorin e TV Mitrovica. (Mitrovicë, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në venien e gurthemelit te palestrës sportive në Dragash. (Dragash, ora 14:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me rininë e LDK-së në Gjilan. (Shtëpia e Rinisë, Gjilan, ora 16:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Gushavc. (fshati Gushavc, Mitrovicë, ora 17:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me gratë e Gjilanit. (Teatri e qytetit, ora 17:30)

- Zhvillohet defileu u grupeve që marrin pjesë në Festivalin Ballkanik të Folklorit. (Nisja nga shkollfa fillore “Selman Riza” përgjatë rrugës “Dardania”, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Zhabar. (fshati Zhabar, Mitrovicë, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim mobilizues. (Mitrovicë, ora 19:00)

- Fillon edicioni i III-të i Festivali Ballkanik të Folklorit në të cilin do të marrin pjesë Ansamble dhe grupe nga: Shqipëria, Kroacia, Bullgaria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. (Ambientet e Shkollen fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ora 19:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Vushtrri. (Vushtrri, ora 21:00)