28 Mars 2024

Deficiti tregtar bie në 220 milionë Euro

Prishtinë, 25 maj - Agjencia e Statistikave tës Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin prill 2017.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (-3.1%) në muajin prill 2017, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2016, gjegjësisht në vlerë prej 220,6 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 227,6 milionë Eurosh në vitin 2016. Eksporti mbulon importin 12.4%.


Eksporti i mallrave në muajin prill 2017 kishte vlerën 31,2 milionë Euro, ndërsa importi 251,8 milionë Euro, ku është një rritje prej 35.5% për eksport dhe 0.5% për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 37.5% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 21.7% e përbëjnë produktet minerale; 9.2% e përbëjnë plastika,goma dhe artikujt prej tyre; 8.4% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 4.4% e përbëjnë produktet bimore; 3.2% e përbën lëkurë dhe artikuj prej saj etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 13.9% të importit e përbëjnë produktet minerale; 12.9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani; 11.2% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.8% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.4% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 8.8% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.8%) e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 5.1% e përbëjnë produktet bimore etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 6,3 milionë Euro, ose rreth 20.2% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 4.7%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (4.4%), Holanda (2.5%), Bulgaria (2.5%) dhe Austria (2.2%).

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 108,5 milionë Euro, ose 43.1% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 3.4%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.7%), Italia (6.7%), Greqia (4.4%), Polonia (2.4%) etj.

Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s, në muajin prill 2017, arritën në 16,6 milionë Euro, ose 53.4% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 70.7%. Ndërsa, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (15.7%), Maqedonia (14.4%), Serbia (14.4%) dhe Mali i Zi (5.9%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin prill 2017, arritën në 70,8 milionë Euro, ose 28.1% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 2.0%. Kurse, vendet me
pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (13.3%), Shqipëria (6.0%), Maqedonia (5.3%) dhe Bosnje e Hercegovina (3.0%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 8,2 milionë Euro, ose 26.4%. Ndërsa, si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: India (11.8%) dhe Zvicra (7.0%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 72,5 milionë Euro, ose 28.8%. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (10.9%) dhe Kina (6.5%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)