19 Prill 2024

Deficit tregtar i Kosovës regjistron ulje për 30 për qind

Prishtinë, 24 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin maj 2020.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për 30.9% në muajin maj 2020, në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, gjegjësisht në vlerë prej 200.3 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 289.7 milionë Eurosh, sa ishte në vitin 2019. Eksporti mbulon importin 16.2%.

Eksporti i mallrave në muajin maj 2020 kishte vlerën 38.7 milionë Euro, ndërsa importi 239.0 milionë Euro, që është një rritje prej 21.6% për eksport dhe një rënie prej (-25.7%) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.
 
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 44.2% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.4% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8.1% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 5.5% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 5.4% e përbëjnë produktet minerale; 4.6% e përbëjnë produktet bimore; 3.6% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.5% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12.9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.9% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9.6% e përbëjnë produktet minerale; 9.1% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 6.3% e përbëjnë mjetet e transportit, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 15.0 milionë Euro, ose rreth 38.8% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 28.8%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (6.8%), Italia (5.2%), Britani e Madhe (3.4%), Holanda (3.4%), Suedia (3.1%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 103.7 milionë Euro, ose 43.4% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-37.5%). Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania(10.7%), Italia (5.9%), Greqia (4.7%), Polonia (3.2%), etj.

Në muajin maj 2020, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 18.3 milionë Euro, ose 47.3% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 17.5%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (28.8%), Maqedonia e Veriut (8.9%), Serbia (5.1%), dhe Mali i Zi (3.2%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin maj 2020, arritën në 52.7 milionë Euro, ose 22.1% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 4.6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (7.7%), Maqedonia e Veriut (6.1%) dhe Shqipëria (5.7%).
 
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 5.3 milionë Euro, ose 13.9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmendet: Zvicra (7.4%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 82.6 milionë Euro, ose 34.6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12.7%) dhe Kina (10.3%).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)