25 Prill 2024

Dacia Sandero e re me 7 vjet garancion kushton vetëm 8,990 euro

Prishtinë, 28 shkurt - Dacia dhe kompania amë, Renault, kanë marrë rrugë të mbarë në tregun britanez pasi që shumë modele të tyre kanë gjetur rrugën për tek blerësit në mbarë Evropen.

Prej arritjes së Dacia-së më 2013, mbi 90,000 vetura janë shitur në Britani, dhe prej tyre një numër i konsiderueshëm ka qenë modeli i shumëpëlqyer Dacia Sandero.

Është e lehtë të dihet arsyeja – në një segment tregu kaq konkurrues, Sandero ofron një alternativë më të lirë me çmim fillestar shumë të ulët. Edhe tek ne në Kosovë mund ta merrni prej vetëm 8,990 euro.

Sandero nuk është vetura më dinamike e as në linjë të njejtë - sa i përket dizajnit, psh. me Renault Clio, por këto janë disa kompromise që duhet të bëni kur jeni duke kursyer para në një veturë, megjithëse duhet ta dini se Sandero përshtatet mirë në rrugë.

Kualiteti i vozitjes është më i mirë dhe më i pranueshëm se që mund të pritet – ndoshta për shkak se veturat e Dacia testohen në Rumani, ku kualiteti i rrugës nuk është shumë i mirë.

Sandero tashmë ka vendin e saj në tregun britanez, sepse për dallim nga Volkswagen Polo, modelin me të cilin krahasohet, është më i lirë për rreth 4,000 funta.

Edhe në tregun tonë Dacia Sandero e ka ndryshuar pozitivisht përshtypjen për blerjen e një veture të re, pasiqë çmimi i këtij modeli është shumë i volitshëm – mund të merret për vetëm 99 euro në muaj ose 3.3 euro në ditë dhe garancioni i kësaj veture vlen për 7 vjet të plota.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)