08 Mars 2021

Çmimi i naftës së papërpunuar bie nën 16 dollarë për fuçi

New York, 22 prill - Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, që përdoret si standard ndërkombëtar, ka rënë të mërkurën nën 16 dollarë për fuçi, që është çmimi më i ulët në më shumë se dy dekada.

Në anën tjetër, nafta West Texas Intermediate (WTI), që përdoret si standard për Shtetet e Bashkuara, është tregtuar për 11.42 dollarë për fuçi.

Vlera e WTI-së ka rënë këtë javë edhe nën zero, për herë të parë në histori.

Deri te rënia e çmimeve ka ardhur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Si pasojë e saj, kërkesat për naftë kanë rënë, pasi shumë vende të botës janë izoluar, duke ndërprerë një pjesë të madhe të trafikut ajror dhe rrugor.

Brent është tregtuar të mërkurën për 15.98 dollarë për fuçi, që është çmimi më i ulët qysh në qershor të vitit 1999.

Analistët parashikojnë që çmimet të vazhdojnë të bien, sepse prodhimi i naftës ka të ngjarë të tejkalojë kërkesën për muajt e ardhshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Mars 2021 - Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit I.L. për vepren penale 'Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti merr pjesë në aktivitetin “Shënimi i 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare e Gruas”, me ç’rast do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike  2021 – Masa 4, Faza e dytë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore të rajonit të Mitrovicës që kanë kontribuar në luftën kundër pandemisë COVID-19. (Spitali i Përgjithshëm Mitrovicë, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëhet publikimi i raportit “Pasuria e (pa)ndarë - Posedimi i pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:30)

- Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojë para ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)  

- Universiteti ''Kadri Zeka'' do të shënojë 8 vjetorin e themelimit! (Ambientet e Universitetit në Gjilan, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas mbahet marshi “Marshojmë s’festojmë kundër patriarkatit që vret”,  (Nisja nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)  

- Shoqata e Gastronomëve organizon marsh protestues në të cilin do të kërkojnë hapje totale për bizneset. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- OJQ “ETEA” dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë bashkëbisedim me temën “Mësuesia ndër vite”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 16:00)

- Qendra e Artit dhe Komunitetit organizon mbrëmjen e poezisë “Poezi për Fuqi - çdo ditë është 8 mars”. (Teatrin Kombëtar në Prishtinë, ora 19:00)