19 Prill 2024

Çmimi i naftës Brent bie në 30 dollarë për fuçi

New York, 18 mars - Çmimi i naftës së papërpunuar Brent vazhdoi të bie nën pragun psikologjik prej 30 dollarë për fuçi sot për shkak të shqetësimeve globale të recesionit dhe rënies së kërkesës për naftë në të gjithë botën si rezultat i pandemisë së koronavirusit.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar ra në 28,40 dollarë për fuçi duke shënuar një humbje ditore prej 0,17 për qind, dhe duke e mbajtur markën Brent nën nivelin prej 30 dollarëve për fuçi gjatë dy ditëve të fundit.

Marka standarde amerikane West Texas Intermediate (WTI) ra në nivelin më të ulët me 26.63 dollarë në të njëjtën kohë duke shënuar rënie ditore prej 1.18 për qind, ndërsa vazhdon të shënojë nivelet e saj më të ulëta që nga shkurti i vitit 2016.

Përderisa qeveritë në të gjithë botën njoftojnë masa të rrepta këtë javë për të zvogëluar ndikimin ekonomik të shpërthimit të koronavirusit, lufta e çmimeve për pjesën më të madhe të tregut midis prodhuesve më të mëdhenj të naftës në botë, Arabia Saudite dhe Rusia vazhdojnë të ulin çmimet e naftës së papërpunuar gjithnjë e më shumë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Energjisë së Mbretërisë tha të martën se Arabia Saudite synon të rrisë më tej prodhimin e naftës në dy muajt e ardhshëm, duke arritur majat prej më shumë se 10 milionë fuçi në ditë ndërsa sauditët eksplorojnë një fushë të re.

"Arabia Saudite do të përdorë gazin e prodhuar nga uzina e gazit Fad'hili për të kompensuar rreth 250 mijë fuçi në ditë të konsumit të brendshëm të naftës, gjë që do t'i mundësojë Arabisë Saudite të rrisë eksportet e saj të naftës së papërpunuar gjatë disa muajve të ardhshëm për të tejkaluar 10 milionë fuçi në ditë", tha zëdhënësi i Ministrisë saudite të Energjisë.

Ministri rus i Energjisë, Aleksandër Novak njoftoi më parë në mars se vendi i tij mund të rrisë prodhimin me 250-300 mijë fuçi në ditë në një afat të shkurtër dhe 500 mijë fuçi në ditë për një afat më të gjatë.

Ndërsa dy prodhuesit e naftës janë vendosur të rrisin nivelin e tyre të prodhimit të naftës që nga 1 prilli ndërsa tregjet presin një rënie edhe më të madhe të çmimeve të naftës në javët e ardhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)