19 Prill 2024

Çmimi i naftës bie për të tretën ditë rresht

New York, 18 shtator - Çmimi i naftës ka rënë për të tretën ditë rresht si pasojë e një deklarate të qeverisë amerikane që sugjeronte që kërkesa të mbetej e ngadaltë.

Administrata e Informacionit për Energjinë deklaroi të mërkurën se pavarësisht rënies me 2.5 milionë fuçi javën e kaluar, tregjet amerikane të naftës janë ende 7.4% mbi nivelet e vitit të kaluar.

Çmimi i naftës në tetor, në Shtetet e Bashkuara, ra me 76 centë, në 75.26 dollarë për fuçi. Por, lajmet se një naftësjellës kyç do të hapet sërish, pas një mbylljeje njëjavore, bëri që çmimet të bien.

Kompania kanadeze \"Enbridge\" ka deklaruar se naftësjellësi i saj pranë Çikagos, që transporton rreth 670 mijë fuçi nafte në ditë, do të jetë funksional ditën e premte.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)