20 Prill 2024

Çmimi i naftës bie nën 20 dollarë për fuçi

New York, 21 prill - Çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra nën pragun prej 20 dollarëve për fuçi të martën ndërsa koronavirusi i ri (COVID-19) vazhdon të ndikojë në rritjen e tepricës së naftës për shkak të konsumit të ulët global.

Standardi ndërkombëtar ra në 18.02 dollarë për fuçi, duke shënuar nivelin e tij më të ulët që nga shkurt i vitit 2002, në mëngjesin e së martës me një humbje ditore prej 29.27 për qind pasi të hënën u mbyll në 25,48 dollarë për fuçi.

Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) tregtohet me 6.95 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë me një humbje ditore prej 41.88 për qind, pasi mbylli ditën e mëparshme me 11,96 dollarë për fuçi.

Çmimi për një fuçi nafte në bazë të kontratës së të ardhmes (Futures) të cilat skadojnë nesër, ra në nivel aq të ulët derisa arriti në -37,63 dollarë, pasi fillimisht tregtimi u hap në 17,73 dollarë, që është një rënie prej më shumë se -290 për qind, që tregon se masat e tepërta të furnizimit ndaj kërkesës së ulët, detyrojnë furnizuesit të paguajnë blerësit të shkarkojnë inventarin e tyre.

Për shkak të rënies së kërkesës së naftës të shkaktuar nga koronavirusi dhe rritjes së furnizimit kumulativ, prodhuesit e naftës kërkojnë me dëshpërim ruajtjen shtesë, e cila po mbaron me shpejtësi në të gjithë botën.

Më 12 prill vendet prodhuese të naftës OPEC+ u pajtuan për të frenuar prodhimin e tyre të përgjithshëm të naftës duke filluar nga muaji tjetër, një vendim që erdhi një muaj me vonesë pas takimit të mëparshëm në Vjenë të Austrisë më 6 mars.

Vonesa njëmujore për të frenuar prodhimin, mbi zbatimin e uljes nga 1 maji e tutje, e ka lënë tregun global të naftës me një tepricë të furnizimit për të shtuar telashet, që nga ana tjetër ka ulur në mënyrë dramatike çmimet e naftës së papërpunuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)