25 Prill 2024

Çmimet u rritën për 0.3 për qind në korrik

Prishtinë, 13 gusht - Indeksi i tërësishëm i çmimeve të konsumit në Kosovë është më i lartë për 0,3 për qind në muajin korrik 2010 krahasuar me muajin qershor. Shkalla e inflacionit e matur në muajin korrik 2010 me muajin korrik 2009 ishte 2.7 për qind.

“Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 0,3 për qind në muajin Korrik 2010 krahasuar me muajin Qershor 2010”, thuhet në raportin më të fundit të Entit të Statistikave të Kosovës. Ngritje e çmimeve vërehet te pemët për 6 për qind, përdorimi i pajisjeve për transportin personal (nafta dhe benzina) 3.3 për qind, qumështi, djathi dhe vezët 1.1 për qind, duhani 1.8 për qind.

Rënie e çmimeve ndërkaq vërehet te perimet -10.5 për qind.

Krahasuar me korrikun e kaluar çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 2.7 për qind.

Ngritje e çmimeve kryesisht vërehet te përdorimi i pajisjeve për transportin personal 10.9 për qind, pemët 12.7 për qind, perimet 9.2 për qind, duhani 5.2 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat 14.1 për qind, veshja 2,5 për qind, furnizimi me ujë dhe shërbimet e ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin 13.9 për qind, mishi 1.3 për qind, kafja, çaji dhe kakao 4.8 për qind, arsimi 4.4 për qind.

Rënie e çmimeve vërehet te vajrat dhe yndyrat -4.2 për qind, këpucët -3.8 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake -2.3 për qind, shërbimet për transport -4.1 për qind.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)