26 Maj 2018

Çmimet në tregun e banesave në Shqipëri shënuan ulje me 3.1 %

Tiranë, 11 maj - Çmimet në tregun e banesave shënuan ulje me 3.1% gjatë tremujorit të parë të këtij viti, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë sqaron se ndryshimet vjetore të indekseve në tregun e banesave gjatë tremujorëve të fundit kanë reflektuar, në një farë mase, edhe efektet e ndryshimit në kursin e këmbimit euro-lek.

Duke qenë se çmimet e banesave kuotohen kryesisht në euro, në llogaritjen e indeksit Banka e Shqipërisë i konverton në monedhën vendase me kursin mesatar të muajit përkatës.

Një faktor tjetër që ka ndikuar pozitivisht ka qenë norma shumë e ulët e interesit dhe oferta e favorshme për kredi nga sistemi bankar.

Banka e Shqipërisë parashikon rimëkëmbje të këtij tregu dhe dinamikë të re zhvillimi për këtë sektor për periudhën në vijim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Maj 2018

- Komisioni për Rekrutim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës organizon mbajtjen e testit kualifikues për kandidatet të cilët kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në gjykatat Themelore të Kosovës. (Hapësirat e Akademisë Policore në Vushtrri, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në kuadër të Takimit të Evropës Juglindore “Love Your Neighbor”, të organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. (Hotel Plaza, Tiranë, ora 10:30)

- Instituti ATOMI organizon ceremonin e shpërbilimit të më të mirëve të Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaro. (Salla e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)