19 Prill 2024

Çmimet e konsumit pësuan rënie në një mesatare prej 0.3%

Pishtinë, 11 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin prill të vitit 2017.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit prej muajt janar 2016 publikohet me vitin bazë 2015=100.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend pësoi rënie në një mesatare prej -0.3% në muajin prill 2017, krahasuar me muajin mars 2017.

Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djath dhe vezë (-1.8%); rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-7.4%).

Aplikimi i tarifave të reja me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga 1 prilli i vitit 2017, të aprovuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji i Republikës së Kosovës është shkaku i rënies së çmimit të energjisë elektrike në muajin prill të vitit 2017, krahasur me muajin mars 2017, në një mesatare prej -11.3%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.4 %) në IHÇK.

Rënia u neutralizua kryesisht nga ngritja e çmimeve të konsumit te nëngrupi i pemëve për (8.4%) me një ndikim prej 0.1 % në IHÇK.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin prill 2017 me muajin prill 2016 ishte 2.2%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 2.2% në muajin prill 2017, krahasuar me muajin prill 2016.

Kjo kryesisht është shpjeguar me disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP -it.

Ngritje e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: mish (1.2%); qumësht, djath dhe vezët (3.3%); pemë (7.9%); sheqer dhe ëmbëlsira (8.1%); kafe, çaj dhe kakao (6.9%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.2%); duhan (5.4%); rrymë, gazdhe lëndë të tjera djegëse (15.6%)-( ngritje e çmimit të energjisë elektrike në muajin prill të vitit 2017 për 24.0%, krahasuar me tarifat verore të muajt prill të vitit 2016), përdorimi i pajisjeve për transportin personal (9.5%)-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.4% në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet: blerje e automjeteve (-1.2%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-5.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2%) në IHÇK.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)