24 Prill 2024

Çmimet e importit në Kosovë u ngriten për 2 për qind

Prishtinë, 9 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar "Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e katërt (TM4) 2016 sipas së cilit indeksi i tërsishem i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 2.0 %krahasuar me TM3 2016.

Tremujori i tretë 2016  – Tremujori i katërt 2016  2.0 %

Çmimet e importit në Kosovë u ngriten në një mesatare prej 2.0% në TM4 2016, krahasuar me TM3 2016.

Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (9.0 %); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (3.7 %); lëkura dhe artikujt e saj (3.6%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (3.2%); druri dhe artikujt e tij (2.5%); produktet bimore (2.4%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (2.1%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (1.8%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (1.3%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (0.8%); vajrat ushqyese (0.5%); letrat dhe artikujt e saj (0.4%); si dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.1%).

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: metalet bazë dhe artikujt e tyre (-0.8%); mjetet e transportit (-0.8%); këpucët (-0.8%); tekstili dhe artikujt e tij (-0.5%); si dhe produktet e industrive kimike (-0.1%).

Ndërkaq, krahasuar me TM4 2015 me TM4 2016 çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 1.0%.

Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: lëkura dhe artikujt e saj (4.6%); produktet minerale (4.3%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (3.7%); druri dhe artikujt e tij (2.5%); shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (2.3%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (2.3%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1.5%); produktet e industrive kimike (1.2%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.0%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e keramikës dhe të qelqit (0.9%); letra dhe artikujt e saj (0.2%); si dhe mjetet e transportit (0.1%).

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: tekstili dhe artikujt e tij (-5.0%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë ( -2.5%); këpucët (-2.2%); vajrat ushqyese (-0.8%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-0.7%) dhe produktet bimore (-0.3%).


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)