26 Shtator 2020

Bursat evropiane mbyllen në rritje

Londër, 20 mars - Aksionet evropiane u rritën pas hapjes së bursave të premten, me bankat që udhëhoqën ngjitjen e tregjeve, të shtyra nga fitimet që siguroi Lloyds Banking Group. Kjo e fundit deklaroi se do t’i kthehej bilancit me fitime për vitin 2010. Indeksi panevropian FTSEurofirst 300 i aksioneve kryesore u rrit 0,5 përqind, duke kompensuar tërë humbjet e sesionit të kaluar.

Bankat u rritën, të shtyra përpara nga fitimi prej 8,7 përqind i Lloyds Banking Group. Kjo bankë deklaroi se, pas dy vitesh humbjesh të rënda, do t’u kthehej fitimeve në vitin 2010, duke ulur nivelin e borxheve të këqija dhe duke shtrënguar kontrollin e kostove. Barclays, HSBC, Societe Generale, BNP Paribas dhe Deutsche Bank u rritën nga 0,4 në 2,2 përqind.

Disa ekonomistë mendojnë se tendenca aktuale rritëse do të vazhdojë në treg, pasi nuk shihet ndonjë rrezik i mundshëm që ta prishë këtë orientim. Deklarata pozitive i dha kurajë tregjeve, për më tepër që ajo ishte e papritur. Njëfarë paqëndrueshmërie mund të vihet re në tregje prej tregtimit të opsioneve dhe parablerjeve që skadojnë të premten.

Shqetësimet mbi problemet e borxhit të Greqisë mbetën në tregje edhe këtë të premte. Vendi mesdhetar e rriti stekën të enjten në kërkesat e veta për ndihmë nga BE-ja, për të zgjidhur krizën e borxhit, pasi deklaroi se nuk mund t’i arrinte objektivat e premtuara për shkurtimin e deficitit, në qoftë se kostot e huamarrjes do të mbeteshin të larta, duke shtuar se mund t’i bënte thirrje FMN-së të hynte në lojë për ndihmë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2020

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr organizon ditën e dytë të programit, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)