31 Mars 2020

Bullgarët këmbyen qindra milion leva në euro

Sofje, 26 shkurt - Pas informacioneve se mund të ketë ndryshim në këmbimin e levës me euron bullgarët reaguan duke i kthyer levat e tyre në euro.

Të dhënat e Bankës Popullore Bullgare për depozitimet e familjeve tregojnë, se ka ulje në depozitimet në leva me më se 352 milion leva dhe rritje në depozitimet në euro me më se 250 milion.

Depozitimet në leva në bankat u ulën me pothuajse 1.2 miliard leva, përderisa depozitimet në euro u shtuan me 350 milion.

Në janar të vitit 2020 depozitimet e sektorit joqeveritar në sistemin bankar bullgar ishin në përmasë më se 42 milion euro ose 66.2 për qind nga produkti i parashikuar i brendshëm bruto.

Rritja vjetore e kursimeve është 7.9 për qind në sfondin e rritjes një muaj më parë me 9.7 për qind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2020

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës dhe masat e marra  nga Qeveria e Kosovës për këtë kategori të punëtorëve. (Objekti i ish Gërmisë tani ATK, nga ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media ku do të pronocohet Nënkryetarja së Kuvendit. znj Arbërie Nagavci. (Në hyrjen e Gjykatës Kushtetuese, ora 14:30) 

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)