24 Prill 2024

Britania përgatitet të nxjerrë nga qarkullimi monedhat e vjetra metalike

Londër, 10 tetor - Disa ditë para ndalimit të qarkullimit në treg të monedhave të vjetra të paundit britanik, njoftohet se mbi 1.2 miliardë monedha janë kthyer vetëm në gjashtë muajt e fundit.

Pas më shumë se 30 vitesh në qarkullim, monedhat e rrumbullakëta po zëvendësohen me një monedhë të re 12-këndore me siguri të lartë.

Njoftohet se monedhat e vjetra do të dalin nga qarkullimi këtë fundjavë.

Autoritetet i bënë thirrje publikut që t'i këmbejnë në kohë monedhat e vjetra, t'i shpenzojnë ose t'i dhurojnë për bamirësi.

E prezantuar për herë të parë në vitin 1983, monedha e vjetër e paundit u bë lehtësisht e falsifikueshme. Megjithëse monedhat e vjetra do të dalin nga qarkullimi, ato ende mund të dorëzohen në bankat e mëdha pas kalimit të afatit përfundimtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)