29 Mars 2024

Brendet botërore GAP dhe H&M për herë të parë në Kroaci

Zagreb, 1 nentor - Në Qendrën Arena në Zagreb për herë të parë në Kroaci do të paraqiten disa brende. Kështu qytetarët do të mund t’i bëjnë më të lehta kuletrat e tyre në H&M, GAP, Banana Republika dhe Zara Houm.

H&M nuk është brendi i vetëm që në nëntor duhet të mbërrijë në Kroaci. Në Qendrën Arena e cila duhet të hapet më 5 nëntor do të mbërrijnë edhe GAP i cili me të ardhura prej 14,2 miliardë dollarësh dhe me rreth 3.100 vende të shitjes numërohet në mesin e zinxhireve më të mëdha botërore të veshjes.

Përveç brendi GAP, në ofertën e vet qendra e ka edhe markën e modës Banana Republika, Old Nejvi, Atleta, ndaj mund të pritet që në tregun kroat të hapen edhe shitore me këto brende.

Në Qendrën Arena do të gjendet edhe Zara Home, i cili ofron gjëra për amvisëri me çmime të volitshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)